Në këtë takim është biseduar për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit, takim ky i cili zgjati pothuajse tri orë
Dje në Berlin është mbajtur takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë për vënien në funksion të linjës hekurudhore Kosovë – Serbi.
Një marrëveshje e tillë po cilësohet si hap pozitiv dhe e cila mund t’i paraprijë rifillimit të dialogut, mirëpo është kritikuar përfaqësimi i Kosovës dhe jotransparenca mbi këtë marrëveshje, shkruan sot gazeta Zëri.
Delegacionet, ajo e Kosovës dhe ajo e Serbisë, janë takuar dje në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin me ambasadorin Richard Grenell, i dërguar i presidentit amerikan për dialogun Kosovë – Serbi.
Aty është biseduar për rivendosjen e linjës hekurudhore midis Prishtinës dhe Beogradit, takim ky i cili zgjati pothuajse tri orë, mirëpo ende nuk dihet se çfarë është diskutuar.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...