Takime intensive Kurti - Vuçiq dhe Asociacioni i pashmangshëm, Lajçak flet për planin e BE-së - Gazeta Express
string(90) "takime-intensive-kurti-vuciq-dhe-asociacioni-i-pashmangshem-lajcak-flet-per-planin-e-be-se"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2022 10:17

Takime intensive Kurti – Vuçiq dhe Asociacioni i pashmangshëm, Lajçak flet për planin e BE-së

Lajme

Gazeta Express

29/06/2022 10:17

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka kërkuar intensifikim të bisedimeve, ndërsa tha se nuk mund t’i iket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Express.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Lajçak tregoi për planin e BE-së që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të takohen më shpesh.

Lexo Edhe:

“Dëshirojmë që ata të takohen, të pajhtohen për ato gjërat që janë të rëndësishme për qytetarët, për Kosovën, për Serbinë”, tha Lajçak.

“Tani ndjej se e kemi momentumin që të fillojmë takime më të shpeshta, më të rregullta”, tha emisari.

Lajçak foli edhe për planin e BE-së për dialogun e nivelit të lartë.

“Plani ynë është që të kemi takime më të shpeshta, më të rregullta”, përsëriti ai.

Lajçak i lavdëroi kryenegociatorët, ndërsa foli si zakonisht edhe për Asociacionin, që tha se është “zotim që e ka pranuar Kosova”.

“Ka edhe disa çështje të tjera, por siç e dini, kjo është mjaft e ndjeshme”, tha ai.

Duke theksuar faktin se Serbia e cilëson këtë si marrëveshjen më të rëndësishme, Lajçak tha se Asociacionit nuk mund t’i iket.

“Nuk mund t’i ikim kësaj çështje, siç e thashë, dhe kjo nuk është që ta kënaqim Bashkimin Europian, por si ta shtyjmë procesin përpara”, tha ai.