Takim virtual me ekipin e filmit "Zgjoi" - Gazeta Express
string(38) "takim-virtual-me-ekipin-e-filmit-zgjoi"

Arte

Gazeta Express

15/02/2021 22:53

Takim virtual me ekipin e filmit “Zgjoi”

Arte

Gazeta Express

15/02/2021 22:53

Të shtunën, për herë të parë, personazhet kryesore të suksesit të Kosovës në “Sundance” do të bëhen bashkë në formë virtuale.

Duke filluar nga ora 20:00, publiku do të ketë mundësinë që të mësojë më shumë për filmin “Zgjoi”. Duke nisur nga hapat e parë, për ta ekranizuar historinë e Fahrije Hotit, e deri te triumfi i trefishtë në festivalin më të madh amerikan “Sundance.”

Lexo Edhe:

Producenti i filmit, Yll Uka, ka treguar se i pranishëm në këtë diskutim online do të jetë regjisorja Blerta Basholli, Fahrije Hoti, aktorja Yllka Gashi, si dhe producenti Valon Bajgora.

“Kemi vendosur që t’u ndihmojmë grave të Krushës dhe 100 për qind e parave të biletave dhe donacioneve do të shkojnë për fshatin Krushë e Madhe, më saktësisht për gratë e Krushës”, ka thënë ai.

Bileta kushton 10 dollarë dhe mund të blihet në këtë link.

https://us02web.zoom.us/…/reg…/WN_dHpnQ3UjTrC_Ae0Jmr6DkA

Po ashtu, kushdo mund të dhurojë të holla në linkun tjetër.

https://secure.everyaction.com/JJdomgf4iUOKaqDSAo-RjA2

Uka ka shtuar se filmi “Zgjoi” bëri histori duke depërtuar në të gjitha mediat botërore, e tani është radha që përmes pjesëmarrjes të mbështetet ekipi dhe, më e rëndësishmja, gratë e Krushës.

“Takohuni me producentët, regjisoren, personazhin real dhe aktoren kryesore të filmit ‘Zgjoi’, i cili, duke paraqitur në mënyrë të shkëlqyeshme historinë e një gruaje të fshatit Krushë e Madhe, fitoi tri çmimet kryesore në festivalin më të madh të filmit të pavarur në ShBA ‘Sundance’. Përmes kësaj ngjarjeje synohet që të mbështeten gratë e Krushës, historia e të cilave u bë frymëzim për një film të jashtëzakonshëm, duke ndikuar pozitivisht në imazhin e Kosovës”, ka thënë ai.

Filmi “Zgjoi” frymëzohet nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, që është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi”, me regji nga Blerta Basholli, bëri historinë duke fituar tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe Çmimi i publikut.