Takim i Spasovskit me koordinatoren e përhershme të KB-së Duxhak - Gazeta Express
string(64) "takim-i-spasovskit-me-koordinatoren-e-perhershme-te-kb-se-duxhak"

Takim i Spasovskit me koordinatoren e përhershme të KB-së Duxhak

Gazeta Express

20/02/2020 16:57

Kryeministri Oliver Spasovski sot u takua me Rosana Duxhak, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara (KB) në shtetin tonë, me çka u theksua bashkëpunimi i mirë në pjesën e përkushtimit dejtë 17 qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjenda 30 e KB-së, përcjell GazetaExpress nga Medial.

Siç bëri të ditur pres-shërbimi qeveritar, në takim është vlerësuar se shteti ynë, në momentet historike në të cilat gjendet me pritjet për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe hap para në integrimet evropiane, tregon marrëdhënie me përgjegjësi drejtë çështjeve të rëndësishme drejtë të cilave janë përqendruar, si KB-ja, ashtu edhe BE-ja.

Lexo Edhe:

Është konstatuar vullnet i qartë politik nga shteti ynë drejtë përmbushjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të vendosura nga KB-ja, që shihet në Kontrollin Kombëtar Vullnetar që për herë të parë e përgatit shteti ynë, me përshkrim të qartë dhe të gjerë të arritjeve të deritanishme në të gjitha 17 sferat, ndërsa i cili do të prezantohet në Forumin politik në nivel të lartë në Nju-Jork të këtij viti, qëndron në kumtesë.

Kryeministri Spasovski e falënderoi KB-në për ndihmë parimore përmes të gjitha agjencive të saj dhe përmes programeve, në përgatitjen e Kontrollit Kombëtar Vullnetar, por edhe në mbështetjen konkrete në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përfshirjes sociale.

“Si vend i cili e rrumbullakon qëllimin strategjik për anëtarësim në NATO dhe i cili pret progres në integrimet evropiane, pasi i përfunduam të gjitha obligimet e ndërmarra të cilat priteshin nga ne, vazhdojmë me përcaktimin që të japim argumente se jemi dhe do të jemi partner i besueshëm i NATO-s dhe i BE-së, por edhe i KB-së dhe i gjithë botës demokratike, në menaxhimin konstruktiv me të gjitha sfidat aktuale”, tha kryeministri Spasovski.

Të veçanta i ka theksuar hapat të cilat ndërmerren në pjesën e mbrojtjes së Liqenit të Ohrit, me përfundimin, sa më shpejtë, të sanimit komplet të sistemit kolektor, që zbatohet për herë të parë pas ndërtimit të tij në vitin 1980, si dhe i projektit strategjik për ridrejtim të lumit Sateskë, me mbështetje të UNDP-së, me çka zgjidhet problemi dhjetëvjeçar me ndotjen e liqenit.

Në takim është folur edhe për përcaktimin e përbashkët për menaxhimin me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, si dhe në pjesën e parandalimit dhe risocializimit. Janë marrë vesh që të vazhdojë bashkëpunimi në të gjitha sferat në të cilat KB-ja dhe UNDP-ja mund të ndihmojë me ekspertiza për çështjet e rëndësishme në plan shtetëror dhe ndërkombëtar, informon pres-shërbimi qeveritar./GazetaExpress/B.Lika/