Takim i Komitetit të përbashkët parlamentar RMV-BE - Gazeta Express
string(50) "takim-i-komitetit-te-perbashket-parlamentar-rmv-be"

Takim i Komitetit të përbashkët parlamentar RMV-BE

Gazeta Express

19/12/2019 11:43

Komiteti i përbashkët parlamentar i Republikës së Maqedonisë së Veriut – BE-së, i cili po mblidhet për herën e 17-të, sot vazhdon me punë në Strasburg, nën kryesimin e përbashkët të kryetares së delegacionit të Maqedonisë së Veriut, Sonja Mirakovska dhe kryetarit të delegacionit të BE-së, eurodeputeti Andreas Shieder.

Pas diskutimeve të mbrëmshme dhe shkëmbimit të mendimeve me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, gjegjësisht Drejtorin për politikë evropiane fqinjësi dhe negociata për zgjerim dhe Departamentin për Ballkanin Perëndimor të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, dhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, sot në pjesën e dytë të takimit, do të flitet për sundimin e ligjit, reformat në gjyqësor, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për sistemin zgjedhor dhe reformat të propozuara në këtë drejtim.

Lexo Edhe:

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut përpos Mirakovskës, e përbëjnë edhe deputetët Betian Kitev, Zhaklina Llazarevska, Nikolla Popovski, Shpresa Hadri, Ivana Tufegxhiq, Ivan Stoillkoviq dhe Meral Uzeri – Ferati.

Ky është takimi i parë i Komitetit të përbashkët me përbërjen e re zgjedhor të delegacionit të Parlamentit Evropian dhe me siguri i fundit për përbërjen e delegacionit të vendit tonë, pasi që për disa muaj pritet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Në fund të takimit pritet të miratohen Rekomandimet përfundimtare, të cilat adresohen deri te institucionet e RMV-së dhe BE-së. Në mesin e rekomandimeve të propozuara është edhe thirrja deri te të gjitha vendet anëtare të BE-së, “të përpiqen të miratojnë vendim pozitiv sa është e mundur më shpejtë”, për fillimin e negociatave për aderim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, më së voni deri në takimin e Këshillit të Evropës, në mars të vitit 2020./GazetaExpress/