Tahiri thotë se të gjithë po e shohin çka e krijon “Serbinë e Madhe”, pos Edi Ramës - Gazeta Express
string(80) "tahiri-thote-se-te-gjithe-po-e-shohin-cka-e-krijon-serbine-e-madhe-pos-edi-rames"

Tahiri thotë se të gjithë po e shohin çka e krijon “Serbinë e Madhe”, pos Edi Ramës

Gazeta Express

22/12/2019 18:59

Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se ideja e Mini-shengenit është nismë për një Serbi të madhe.

Tahiri  e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisëm Edi Ramën, i cili këtë fundjavë ishte nikoqir i presidentit serb, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev për diskutimet rreth minishengenit ballkanik.

Lexo Edhe:

Ish-kryenegociatorja në Facebook shkruan se të gjithë po e shohin se si kjo ide vë bërthamën për “Serbinë e Madhe”, por këtë s’po e sheh vetëm Edi Rama.

 “Se ideja e Mini-Schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan…”, ka shkruar Tahiri. /Express/