Tahiri: Sikur ta kishim kapur shtetin, ne nuk do të kishim probleme me ligjin - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

20/09/2019 23:56

Tahiri: Sikur ta kishim kapur shtetin, ne nuk do të kishim probleme me ligjin

Lajme

Gazeta Express

20/09/2019 23:56

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se PDK’ja nuk e ka kapur shtetin. Argument për këtë sipas Tahirit është fakti se kryetarët e komunave që qeverisen nga PDK kanë probleme me ligjin.

”Kush janë njerëzit me më së shumti aktakuza? Janë kryetarët e komunave të PDK’së”, ka thënë Tahiri në DPT te Fidani.

Ai tha se sikur PDK ta kishte kapur shtetin, këta kryetarë nuk do të kishin probleme me ligjin

“Nëse ne e kishim kapur shtetin, nuk do të kishim njerë që kanë probleme me ligjin”, shtoi Tahiri.