Tahiri nuk e mohon incidentin në një nëndegë të LDK-së në Vushtrri, thotë se nuk është i përfshirë


load
Gazeta Express
8 Korrik 2019 12:03

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është deklaruar për incidentin e mbrëmshëm që ndodhi gjatë procesit zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëndegën “Dardania”, i cili raportohet se përfundoi me një përleshje verbale.

Tahiri që vjen nga radhët e LDK-së, i cili është në garë për kryetarin e degës së kësaj partie në Komunën e Vushtrrisë, përmes rrjetit social Facebook, ka mohuar të jetë i përfshirë në incidentin e mbrëmshëm, ndërsa këtë e quajti tendencioze.

“Asgë nuk duan më shumë kundërshtarët tanë politik se një LDK të përqarë e të dobësuar e humbëse në Vushtrri, e në gjithë Kosovën, e ju sigurojë që unë dhe bashkëpunëtorët e mi, me të gjitha kapacitete e tona, si deri më tani, do të punojmë që LDK të jetë e bashkuar dhe përherë fituese këtu në Vushtrri dhe në tërë Kosovën, pavarësisht pozicionit brenda subjektit tone politik”, ka shkruar ai.

Ndryshe, dje është raportuar se pati përleshje fizike në kuvendin zgjedhor në Vushtrri, respektivisht në nëndegën “Dardania”, që njihet si nëndega më e madhe.

Kundërshtime pati në mes dy grupeve. Grupi i kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, si dhe grupi i kryetarit të degës, Hysni Gërguri.

Ky është postimi i tij i plotë:

”Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, anëtarë të LDK-së,

Raportimet e portaleve që unë jam i përfshirë në cfardo forme në incidentin e raportuar gjatë procesit zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri janë lajme të rrejshme që nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin madje mund të quhen tendencioze.
Në nëndegën prej nga e kam bazën deleguese ende nuk janë mbajtur zgjedhjet, rrjedhimisht unë ende nuk jam delegat i Kuvendit të Degës dhe sipas Statutit të LDK, kandidatura për kryetar të degës shpallet në Kuvendin e Degës pasi të jetë marrë mandati nga baza deleguese. Unë e respektojë në plotni Statutin dhe rregullat zgjedhore të LDK-së.

Organizimi dhe mbarëvajtja e procesit zgjedhor sipas Statutit të LDK është përgjegjësi e Kryetarit dhe Kryesisë së Degës.

Si kryetar i Komunës, si anëtar i LDK-së, bëjë apel tek të gjithë anëtarët e LDK-së që në procesin zgjedhor të respektohet Statuti dhe Rregullorja zgjedhore e LDK-së. Askush mbi ligjin!
LDK është shtëpia jonë, besë e shpresë për qytetarët e Kosovës dhe amanet i Presidentit Rugova andaj procesi zgjedhor duhet të kaloj në frymën e solidaritetit dhe në frymën e bashkëpunimit që LDK e ka kultivuar për tri dekada.

Asgje nuk duan më shumë kundërshtarët tanë politik se një LDK të përqarë e të dobësuar e humbëse në Vushtrri, e në gjithë Kosovën, e ju sigurojë që unë dhe bashkëpunëtorët e mi, me të gjitha kapacitete e tona, si deri më tani, do të punojmë që LDK të jetë e bashkuar dhe përherë fituese këtu në Vushtrri dhe në tërë Kosovën, pavarësisht pozicionit brenda subjektit tone politik”.

Te fundit


Kthehu lart