Tahiri: Nëse shkohet në zgjedhje të reja, PAN'i në qeveri - VV'ja e LDK'ja në opozitë - Gazeta Express
string(79) "tahiri-nese-shkohet-ne-zgjedhje-te-reja-pani-ne-qeveri-vvja-e-ldkja-ne-opozitex"

Gazeta Express

09/01/2020 23:56

Tahiri: Nëse shkohet në zgjedhje të reja, PAN’i në qeveri – VV’ja e LDK’ja në opozitë

Gazeta Express

09/01/2020 23:56

Analisti politik Ramush Tahiri ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për bllokim të marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje (LV).

Ai ka thënë se është e padrejtë që kjo parti t’i kërkojë shtatë ministri ose t’i kthehet posti i kryeparlamentarit dhe pesë ministri.

Lexo Edhe:

Tahiri ka deklaruar për “Epoka e Re” se nëse nuk ka marrëveshje LV – LDK presidenti duhet ta mandatojë Albin Kurtin për kryeministër edhe pa propozim formal të LV-së.

Ai ka treguar se presidenti këtë mund ta bëjë duke u thirrur në konsultimin që ka pasur me të dhe në videomesazhin që Kurti ka publikuar në “Facebook”, përmes të cilit ka treguar se është kandidat i LV-së për kryeministër dhe ka propozuar ministrat e subjektit të tij.

Tahiri ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje të reja, PDK-ja bëhet bashkë me Nismën mund të dalë e para dhe PAN-i mund të vijë në qeveri dhe LV-ja e LDK-ja të kalojnë në opozitë.