Tahiri: Në garë para qytetarëve dalë me një vizion të qartë


Gazeta Express
22 Shtator 2019 19:58

Koordinatori Nacional për Reformë në Administratë, Besnik Tahiri, me anë të një shkrimi në Facebook ka treguar para qytetarëve vizionin e tij të qartë për angazhim në çështjet për të cilat qëndrojnë dhe angazhohem në politikë.

“Në garën për t’iu përfaqësuar, ashtu si në zgjedhjet paraprake, dalë para jush me vizion të qartë për angazhimin tim në çështjet për të cilat qëndroj dhe angazhohem në politikë”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Në garën për t’iu përfaqësuar, ashtu si në zgjedhjet paraprake, dalë para jush me vizion të qartë për angazhimin tim në çështjet për të cilat qëndroj dhe angazhohem në politikë.
Me rezultatet e paraqitura kam dëshmuar para jush të arriturat në 15 muaj të punës në procesin e reformave, duke listuar rezultatet:

• Reforma e administratës shtetërore;
• Koordinimi dhe mbështetja e qeverisë për komunat;
• Përkushtimi në reformat sektoriale në përmirësimin e politikave publike dhe uljen e barrierave inspektuese dhe administrative për sektorin privat;
• Koordinimi me partnerët në agjendën e përbashkët zhvillimore.

Para jush gjatë këtyre ditëve do të paraqes angazhimin tim sektorial në fushat e fokusit tim profesional.

Në këtë kuadër, në 100 zotimet e kryeministrit Haradinaj përmes programit 100% Kosovë, parashihet fondi prej 10 milionë euro për mbështetjen e iniciativave komunale dhe stimulimin e politikave që synojnë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Te fundit


Kthehu lart