Tahiri: Kurti po e respekton gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia - Gazeta Express
string(77) "tahiri-kurti-po-e-respekton-gjendjen-e-jashtezakonshme-te-shpallur-nga-serbia"

Gazeta Express

04/04/2020 20:55

Tahiri: Kurti po e respekton gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia

Gazeta Express

04/04/2020 20:55

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka refuzuar shqyrtimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kur u propozua nga institucionet e Kosovës, ndërsa tani, siç tha ai, është i gatshëm që ta respektojë në përpikëri gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia, për komunat në veri të Kosovës.

Sipas tij, kjo flet më qartë, më hapur e më shumë se ç’do të mund të flitej, për dëmin kombëtar, shtetëror e qytetar që ky kryeministër në largim, sipas tij, është në gjendje të bëjë për shkak të mendësisë së tij kryeneçe.

Lexo Edhe:

“E ka tunduar dhe e tundon vazhdimisht fakti se është i vonë në historinë politike të Kosovës, por Republika e konsoliduar me mund e as qytetarët e saj, nuk ia kanë borxh Albin Kurtit, një devalvim të tillë të shtetit tonë sovran. Mirë që ditët si kryeministër në ikje po i ecin, sepse nuk la ditë pa na befasuar për s‘mbrapshti”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Kryeneçësia e Albin Kurtit për të refuzuar shqyrtimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kur u propozua nga…

Publiée par Abelard Tahiri sur Samedi 4 avril 2020