Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka folur rreth pozicionimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai në Prime Time në Kanal10 ka thënë se AAK-ja nuk është e interesuar për prishjen e koalicionit qeveritar. Madje, Tahiri ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk i jep “pesë para” nëse AAK-ja del nga Qeveria.
“Pesë para nuk i jep Hoti që bie prej Qeverisë. Unë e di që ai nuk e ka këtë brengë. AAK nuk e ka kulturë shantazhin për rrëzimin e qeverisë”, u shpreh ai.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...