Tahiri: Blakaj nuk ka qenë prokurori i parë i kërcënuar


Gazeta Express
21 Shtator 2019 0:01

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se ish-prokurori i Kosovës, Elez Blakaj, nuk ka qenë prokurori i parë që u kërcënua.

“Rasti i Elez Blakajt nuk ka qenë i vetmi i llojit të tij. Blakaj nuk ka qenë rasti i parë i kërcënimit të një prokurori, kjo është puna e tij dhe është punë e ndishme”, është shprehur Tahiri.

Tahiri tha se nuk e di pse Blakaj ka ikë. Sipas tij ka edhe prokurorirë dhe gjykatës të tjerë që janë kërcënuar dhe shteti ka ofruar mbrojtje për ta.

“Blakaj nuk e di pse ka ikë. Ka edhe prokurorë e gjyqtarë të tjerë që janë kërcënuar dhe shteti ka ofruar mbrojtje për ta”, ka thënë Tahiri në DPT te Fidani.

“Unë kam kërku që një çështje e tillë të mos komentohet nga politika”, shtoi Tahiri.

Te fundit


Kthehu lart