Tabela pas xhiros së 11-të në Superligë, "buzëqesh" Ballkani - Gazeta Express
string(57) "tabela-pas-xhiros-se-11-te-ne-superlige-buzeqesh-ballkani"

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 15:46

Tabela pas xhiros së 11-të në Superligë, “buzëqesh” Ballkani

Futboll

Gazeta Express

24/10/2021 15:46

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sot dy ndeshjet që ishin në program përfunduan me rezultat të njëjtë, 2:0.

Drenica mposhti Dukagjinin, kurse Ballkani fitoi ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas 11 xhirove të zhvilluara, Ballkani prin në tabelë me 21 pikë, një më pak se Drenica e Gjilani. E katërta vjen Drita që ka 19 pikë.

Këto katër ekipe janë më të shkëputura nga gjashtë skuadrat tjera, që kanë dallim mes vete vetëm tri pikë.

Prishtina gjendet e pesta me 13 pikë, kurse pasojnë Malisheva e Llapi me 12 sosh.

Tri skuadrat e fundit, Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli kanë nga 10 pikë secila. /Gazeta Express/