“Ta boni golin gjermoni!” Rrjeti thumbon zyrtarët e përfshirë në përgjimet e Bild, ja memet për “duart akullore” të Dakos


Gazeta Express
6 Qershor 2019 16:03

Dhjetëra meme janë krijuar në më pak se 24 orë, që nga momenti kur në median shqiptare u publikua lajmi bombë i gazetës gjermane Bild, i cili implikoi një sërë zyrtarësh të lartë të PS-së e të administratës me lidhjet e tyre me Astrit Avdylajn, një ndër personazhet e bandës së rrezikshme të Shijakut.

Në rrjetin social kanë shpërthyer memet tallëse dhe thumbuese, veçanërisht për kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Në një ndër 6 përgjimet e publikuara nga Bild, tregohet sërish sesi Vangjush Dako e Astrit Avdylaj flasin mes tyre për takimet që do të kryejnë. Madje në fund të bisedës Astriti i thotë “të du fort vllai jot”.

Pikërisht kjo situatë është paraqitur më së miri nga memet, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë:

Te fundit


Kthehu lart