Sylvinho: Luftuam fort në çdo ndeshje, jam i trishtuar për rezultatin - Gazeta Express
string(67) "sylvinho-luftuam-fort-ne-cdo-ndeshje-jam-i-trishtuar-per-rezultatin"

Futboll

Gazeta Express

24/06/2024 23:38

Sylvinho: Luftuam fort në çdo ndeshje, jam i trishtuar për rezultatin

Futboll

Gazeta Express

24/06/2024 23:38

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024.

Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kombëtare në duelet ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Lexo Edhe:

“Sigurisht që dalim me kokën lart. Ishim në grupin e vdekjes, në një grup me kampionë Europe dhe Bote. Jam i trishtuar për rezultatin, por kemi bërë mirë në të tri ndeshjet. Kemi luftuar gjithmonë deri në fund.

Kemi arritur në një pikë të rëndësishme në këtë Europian. Të gjithë 6-7 lojtarë të rinj në fushë. Por edhe lojtarët e tjerë me eksperiencë kanë bërë mjaft mirë. Të gjithë prisnin të humbnim nga 3-0 apo 4-0, por kemi qenë gjithmonë aty në të tri ndeshjet duke luftuar.

E ardhmja? Është Nations League dhe më pas eliminatoret e Kupës së Botës. Falënderoj Federatën, gjithë stafin dhe gjithë njerëzit me të cilët kemi punuar. Kemi bërë gjëra të mirë, kemi treguar rritje.

Është e rëndësishme të vazhdojmë të luajmë dhe të provojmë sërish emocionet e Europianit dhe Botërorit”, u shpreh trajneri i Shqipërisë.