Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit: I ofrova mbështetjen time për ushtrimin e funksionit - Gazeta Express
string(98) "svecla-pas-takimit-me-kryetarin-e-leposaviqit-i-ofrova-mbeshtetjen-time-per-ushtrimin-e-funksionit"

Sveçla pas takimit me kryetarin e Leposaviqit: I ofrova mbështetjen time për ushtrimin e funksionit

Lajme

Gazeta Express

27/05/2023 13:34

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot shkoi në zyrën e kryetarit të rit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ai tha se i uroi punë të mbarë dhe se i ofroi mbështetjen e tij për ta ushtruar detyrën.

Lexo Edhe:

“Sot pata nderin të pritem në zyrën e tij nga Lulzim Hetemi, Kryetari Komunës së Leposaviqit. I urova punë të mbarë dhe i ofrova gjithë mbështetjen time në ushtrimin e funksionit të tij, sipas mandatit të përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës. Bashkë do t’i kalojmë të gjitha sfidat e do të vazhdojmë angazhimin për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.

Përveç Sveçlës, për t’i takuar kryetarët e rinj të komunave veriore dje kishte shkuar edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./Express/