Suspendohet polici pasi rrahu të miturin me nevoja të veçanta në Kaçanik - Gazeta Express
string(72) "suspendohet-polici-pasi-rrahu-te-miturin-me-nevoja-te-vecanta-ne-kacanik"

Suspendohet polici pasi rrahu të miturin me nevoja të veçanta në Kaçanik

Lajme

Gazeta Express

01/12/2021 22:57

Një zyrtar policor në Kaçanik është suspenduar pasi kishte rrahur një të mitur me nevoja të veçanta.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj Rr.M., zyrtar policor, stacioni policor në Kaçanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës.

Lexo Edhe:

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, më datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftim.