Suplementët e vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojnë dëme


Gazeta Express
9 Prill 2019 23:39

Marrja e sasisë së duhur të vitaminave dhe mineraleve mund të zvoglëlojë rrezikun e vdekjes së hershme. Por ato duhet të vinë nga suhqimet dhe jo nga suplementet, thtë një studim nga hulumtuesit e Universitetit të Tufts.

Hulumtuesit rranë në përfundim që nuk ka ndërlidhje mes përdorimit të suplementeve dhe një ulje të rrezikut të vdekjeve të hershme.

Studimi analizoi të dhëna nga hulumtimi i bërë nga viti 1999 dhe 2010. Më shumë se 30 mijë persona morrën.

Rezultatet treguan që njerëzit që morrën një sasi adekuate të vitaminës K dhe magneziumit ulën rrezikun për vdekje të hershme, dhe ata që morrën mjaftueshëm vitamin A, vitamin K dhe zink kanë më pak rrezik të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Këto përfitimi gjithsesi vlejnë vetëm për ato që fitohen nga ushqimi dhe jo nga suplementet.

Studimi gjeti po ashtu se marrja në përmasa të mëdha të kalciumit nëpërmjet suplementeve lidhet me rritjen e rrezikut të sëmundjes së kancerit. Por kjo nuk vlen për fitimin e kalciumit nga ushqimet.

Shumë studime kanë dalë me kritika për nevojën e suplementëve dhe nëse ato mund me të vërtet ta përmirësojnë shëndetin.

Vitin e kaluar, një studim i publikuar tek Kolegji Amerikan i kardiologjisë gjeti se vitaminat dhe mineralet që merren nga suplementet nuk ofruan përfitime në shëndet që mundësojnë parandalimin e sëmundjeve.

Një studim në vitin 2017 paralajmëroi që burrat që marrin shumë vitaminë B dyfishon rrezikun për të zhvilluar kancerin e mëlqisë./Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart