Superliga sjell tri superduele sot: Lufta për titull dhe për mbijetesë - Gazeta Express
string(69) "superliga-sjell-tri-superduele-sot-lufta-per-titull-dhe-per-mbijetese"

Superliga sjell tri superduele sot: Lufta për titull dhe për mbijetesë

Gazeta Express

08/07/2020 9:58

Superliga e Kosovës do t’i sjellë tri pikë superpërballje në kuadër të xhiros së 29-të të mërkurën. Derbi i ditës cilësohet ndeshja mes dy rivalëve të drejtpërdrejtë për titull, Gjilanit dhe Prishtinës, por interesante priten të jenë edhe përballjet mes Ballkanit dhe Llapit, si dhe mes Drenicës dhe Ferizajt.

Gjilani – Prishtina

Lexo Edhe:

Dy rivalet e drejtpërdrejta për titull, Prishtina dhe Gjilani do të takohen sot në orën 17:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Të dyja skuadrat do të tentojnë t’i marrin tre pikët këtu, në mënyrë që të mos humbin pikë dhe të mbeten prapa në garën për titull tani që katër rivalet për titull do t’i fillojnë ndeshjet e drejtpërdrejta, raporton Gazeta Express.

Prishtina aktualisht radhitet në pozitën e dytë në tabelë, ndërsa Gjilani në të katërin. Megjithatë, ato të dyja i kanë vetëm dy pikë dallim dhe Gjilani mund të ngrihet mbi Prishtinën nëse fiton sot dhe madje mund ta zvogëlojë diferencën edhe me liderin e ligës Dritën, e cila mund të humbë pikë në ndeshjen e së mërkurës kundër kampionit në fuqi, Feronikelit.

Ballkani – Llapi

Në disfatë të Dritës kundër Feronikelit dhe barazim mes dy rivaleve për titull, Prishtinës dhe Gjilanit, do të shpresojë Ballkanit, që luan sot kundër Llapit në Suharekë dhe shpreson të ngrihet në pozitën e dytë në tabelë.

Ballkani e nis këtë ndeshje pas fitores bindëse në ndeshjen e fundit, ndërsa Llapi radhitet në pozitën e gjashtë në tabelë dhe vjen pas disfatës së thellë me rezultat 3:0 në ndeshjen kundër Dritës.

Drenica – Ferizaj

E përkundër që asnjëra nga klubet që luajnë në këtë ndeshje nuk po garojnë për titull, kjo ndeshje pritet të jetë interesante pasi që të dy skuadrat luajnë për mbijetesë.

Drenica aktualisht radhitet në pozitën e tetë në tabelë me 35 pikë të fituara, ndërsa Ferizaj radhitet në pozitën e dhjetë me 26 pikë. Për të mbijetuar në Superligë, klubet duhet të ngrihen në të paktën pozitën e tetë. /Gazeta Express/