Superliga rikthehet me një ndeshje sot - Gazeta Express
string(38) "superliga-rikthehet-me-nje-ndeshje-sot"

Superliga rikthehet me një ndeshje sot

Gazeta Express

22/09/2020 12:05

Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me xhiron e dytë të sezonit të ri, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në fakt, sot do të luhet ndeshja në mes të Drenicës dhe Besës.

Të dyja ekipet i humbën ndeshjet e para përkatëse, nga Prishtina respektivisht Ballkani.

Andaj, ato do t’i kërkojnë pikët e para sot, në ndeshjen që do të fillojë në orën 16:00.

Ndërkohë, loja kryesore e xhiros së dytë do të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Feronikelit, e cila do të luhet të mërkurën në Suharekë.

Të dyja ekipet i fituan bindshëm duelet përkatëse në xhiron e parë dhe kjo pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante.

Ndërkaq, lojë e fortë pritet të jetë edhe ajo në mes të Llapit dhe Gjilanit, që do të luhet po ashtu të mërkurën.

E befasia e xhiros së parë, Arbëria, do ta presë Prishtinën.

E fundjavën që vjen do të luhet xhiroja e tretë e Superligës. /Gazeta Express/