Superliga e basketbollit nuk ndalet, vazhdon me super duele - Gazeta Express
string(58) "superliga-e-basketbollit-nuk-ndalet-vazhdon-me-super-duele"

Basketboll

Gazeta Express

29/12/2020 16:00

Superliga e basketbollit nuk ndalet, vazhdon me super duele

Basketboll

Gazeta Express

29/12/2020 16:00

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, ku në këtë xhiro do të zhvillohen shumë ndeshje interesante.

Lexo Edhe:

Dueli i parë është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit.

Bardhekaltrit do të mundohen të ndalen serinë e fitoreve të prizrenasve, që ka shkuar në gjashtë.

Ponte ka treguar ndeshje të mira në xhirot e fundit, duke qenë në vendin e parë me Rahovecin me tetë fitore dhe tri humbje, kurse prishtinasit kanë tri fitore dhe tetë humbje.

Të martën përballen edhe Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli.

Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe shtatë humbje, derisa therandasit gjashtë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një takim interesant.

Rahoveci dhe Bashkimi, që janë në formë të mirë në xhirot e fundit do të ndeshen të mërkurën.

Vreshtarët në fakt humbën nga Ponte Prizreni në xhiron e fundit, por kanë pikë të njëjta me Ponten, kurse Portokallezinjtë ndodhen në formë shumë të mirë dhe pas Pejës kërkojnë fitoren edhe ndaj Rahovecit.

Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.

Peja-Trepça është sfida e fundit e kësaj xhiro.

Skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë një ndeshje të bukur të mërkurën.

Pejanët kanë shtatë fitore dhe katër humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe nëntë humbje, duke qenë skuadra e fundit për momentin në renditje. /Gazeta Express/