Superliga e basketbollit në Kujtesa, derbit në T7 - Gazeta Express
string(48) "superliga-e-basketbollit-ne-kujtesa-derbit-ne-t7"

Basketboll

Gazeta Express

16/01/2021 12:23

Superliga e basketbollit në Kujtesa, derbit në T7

Basketboll

Gazeta Express

16/01/2021 12:23

Ethet dhe emocionet e Superligës së Kosovës në basketboll tani e tutje do të mund t’i ndiqni në Kujtesa dhe T7.

Platforma Kujtesa dhe Televizioni 7 kanë arritur marrëveshje për transmetimin e ndeshjeve me Federatën e Basketbollit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshjet transmetohen në Kujtesa prej orës 15:00, kurse ndeshjet derbi do të transmetohen nga ora 17:00 në T7 çdo javë.

Pjesa e dytë e sezonit në basketboll premton spektakël të madh, kurse me transferimet e fundit, ekipet do të jenë edhe më konkurruese.

Sot do të jenë në program dy ndeshje në kuadër të xhiros së 15-të. Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët përfunduan stinorin vjeshtor në vendin e parë me 11 fitore dhe tri humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e shtatë me katër fitore dhe dhjetë humbje.

Përballja e dytë është ndërmjet rivalëve të vjetër Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat kanë bërë disa ndryshime në afatin kalimtar, ku mitrovicasit kanë rikthyer Drilon Hajrizin, për t’iu ndihmuar në realizimin e objektivave. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, derisa mitrovicasit dy fitore dhe 12 humbje. /Gazeta Express/