Superliga e basketbollit i sjell dy ndeshje interesante sot - Gazeta Express
string(59) "superliga-e-basketbollit-i-sjell-dy-ndeshje-interesante-sot"

Superliga e basketbollit i sjell dy ndeshje interesante sot

Basketboll

Moral Pozhegu

20/01/2021 12:50

Elita e basketbollit kosovar do t’i sjellë dy ndeshje interesante sot, në kuadër të xhiros së 16-të të saj.

Lexo Edhe:

Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj xhiroje do të jetë ai në mes të Pejës dhe Rahovecit.

Të dy skuadrat janë në formë të mirë dhe përballja në ‘Karagaçi’ shihet si shumë interesante dhe dramatike.

Pejanët kanë 10 fitore dhe 5 humbje, kurse Vreshtarët prijnë në tabelë me 12 fitore dhe 3 humbje.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 17:00 sot.

E takimi i parë i xhiros do të zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit.

Mysafirët shihen si favoritë për të fituar pas humbjes që e pësuan nga Golden Eagle Ylli.

Gjakovarët i kanë 4 fitore e 11 humbje deri tash, kurse prizrenasit 10 fitore e 5 humbje.

E të enjten do të luhen edhe dy ndeshje të tjera, shkruan Gazeta Express.

Nesër në fakt do të përballen rivalët e vjetër, por që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës, Sigal Prishtina dhe Trepça.

Bardhekaltrit i kanë katër fitore dhe 11 humbje, kurse mitrovicasit 3 fitore dhe 12 humbje.

Prishtinasit renditen në vendin e gjashtë me pikë të njëjta me Vëllaznimin, që renditet i shtati, kurse Xehetarët janë në vendin e tetë.

Takimi i fundit është ai ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Therandasit e përforcuar së fundmi llogarisin në fitore ndaj komshiut nga Prizreni.

Ylli i ka 9 fitore dhe 6 humbje, ndërsa Bashkimi 8 fitore dhe 7 humbje.

Duhet cekur se ndeshjet e Superligës së basketbollit i transmetojnë platforma televizive Kujtesa dhe televizioni T7. /Gazeta Express/