Superkupa e Francës: Lille e bombardon portën e PSG-së - Gazeta Express
string(53) "superkupa-e-frances-lille-e-bombardon-porten-e-psg-se"

Superkupa e Francës: Lille e bombardon portën e PSG-së

Futboll

Gazeta Express

01/08/2021 20:57

Lille është duke e mposhtur 1:0 Paris Saint-Germainin pas pjesës së parë të takimit Superkupës së Francës, që po zhvillohet momentalisht në Tel Aviv.

Xeka shënoi për 1:0 për kampionin francez Lille në minutën e 45-të, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai goditi fuqishëm nga rreth 25 metra largësi për ta mposhtur Keylor Navasin me një goditje raketë.

Lille si kampion i Francës dhe PSG-ja si fitues i Kupës së Francës po luftojnë për trofeun e Superkupës në stadiumin e Tel Avivit.

PSG-ja është me mungesa të mëdha, pasi Neymar, Kylian Mbappe dhe Di Maria nuk janë pjesë e skuadrës për finale.