Supërkupa e barabartë, vazhdimet vendosin fituesin


Gazeta Express
14 Gusht 2019 22:55

Ka përfunduar pjesa e rregullt e finales së superkupës së Europës në mes të dy ekipeve të Anglisë, Liverpool Chelsea. 90 minutat e ndeshjes kanë përfunduar me rezultat 1-1

Një superfinale dhe një ndeshje e hapur, më shumë raste në të dyja pjesët por që u shënuan vetëm dy gola.

Chelsea krijoi më shumë në pjesën e parë madje edhe goditi shtyllën dhe shënoi një gol në minutën e 36-të me anë të një pasimi maestral të Pulisic për Giroud i cili finalizoi për mrekulli.

Pjesa e dytë filloi shumë mirë për Liverpoolin dhe që në sekondën e fillimit të kësaj pjese barazon Mane.

Liverpool goditi edhe njëherë shtyllën gjatë pjesës së tij kurse ndeshja vazhdoi me vazhdime dy herë nga 15 minuta. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart