Super ushqimet që pastrojnë dhe përmirësojnë punën e mëlçisë - Gazeta Express
string(60) "super-ushqimet-qe-pastrojne-dhe-permiresojne-punen-e-melcise"

Gazeta Express

10/12/2019 7:27

Super ushqimet që pastrojnë dhe përmirësojnë punën e mëlçisë

Gazeta Express

10/12/2019 7:27

Mëlçia luan një rol vital në trup pasi lidhet me tretjen, metabolizmin dhe lëndët ushqyese. Ajo gjithashtu mund të sekretojë kimikate që i nevojiten trupit, prandaj ky organ funksionon edhe si një gjendur

Një mëlçi që funksionon mirë ndihmon në eliminonim e toksinave nga gjaku dhe konverton lëndët ushqyese që mund të përdoren nga trupi. Ajo gjithashtu ruan hekurin, vitaminat, glukozën, etj.

Lexo Edhe:

Fatkeqësisht disa lloj ushqimesh që hamë e dëmtojnë mëlçinë. Si mund të ndihmojmë në rigjenerimin e mëlçisë së dëmtuar?

Lajm i mirë është se ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë në mënyrë që të jetë në gjendje të funksionojë më mirë. Më poshtë do të lexoni për disa ushqime që mund t’i shtoni në dietën tuaj.

Qitro

Qitro përmban vitaminë C me shumicë si dhe pektinë e cila ndihmon në procesin e pastrimit të mëlçisë. Ky frut përmban antioksidantë të njohur sgi glutathione që mund të ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira të cilat mund të ngadalësojnë punën që bën mëlçia.

Mund ta konsumoni qitron si lëng ose vakt të ndërmjetëm për të ushqyer trupin dhe për të mbrojtur mëlçinë gjithashtu.

Avokado

Një tjetër superushqim që mund të shtoni në dietën tuaj për të ndihmuar mëlçinë është avokado. Glutathione i pranishëm në këtë frut është në gjendje të eliminojë toksinat e pranishme në trup në mënyrë që mëlçia të jetë në gjendje të funksionojë më mirë.

Një tjetër anë pozitive e avokados është se përmban nivele të larta yndyrash të pangopura të cilat mund të zvogëlojnë sasinë e kolesterolit të keq në trupin tuaj dhe të rrisin nivelet e HDL (kolesterol i mirë).

Arrat

Shtimi i arrave në dietën tuaj është një ide e shkëlqyer, sidomos kur mëlçia juaj nuk funksionon mirë. Ato janë të pasura me L-argininë e cila detoksifikon mëlçinë nga amoniaku.

Ngrënia e arrave mund të ndihmojë në rritjen e sasisë së acideve yndyrore omega-3 në trupin tuaj dhe madje të shpërndajë glutathione, i cili ndihmon mëlçinë të largojë toksina në të.

Limonët

Gjithmonë ka një arsye pse duhet të shtoni limonë në dietën tuaj dhe një prej tyre është detoksifikimi i mëlçisë duke aktivizuar enzimat me ndihmën e antioksidantit D-Limonene. Meqenëse limoni është i njohur për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, rrit sasinë e enzimave që prodhohen në mëlçi për të mbështetur tretjen.

Një tjetër përfitim është se limonët mund të ndihmojnë në përthithjen e mineraleve gjithashtu. Ju mund të shtoni lëngun e limonit në një kavanoz me ujë dhe ta pini sa herë që dëshironi. Nëse shija nuk ju pëlqen, mund të shtoni pak mjaltë.

Panxhar i kuq

Nuk duhet të harroni të shtoni panxhar në dietën tuaj pasi është një super ushqim për mëlçinë tuaj. Ai përmban beta karoten dhe flavonoide të cilat mund të stimulojnë mëlçinë tuaj.

Mund të ndihmojë gjithashtu në pastrimin e gjakut i cili i bën mirë mëlçisë.

Çaji i gjelbër

Një mënyrë tjetër për të pastruar trupin nga toksina është çaji jeshil. Përmban sasi të larta të katekineve të cilat forcojnë katobilizimin e lipideve në mëlçi të cilat ndihmojnë në parandalimin e yndyrave në këtë organ.

Një tjetër plus është se ai mund të trajtojë dhe parandalojë gjithashtu problemet e mëlçisë.