Super-jahti i së ardhmes: Fuqizohet nga hidrogjeni, në dispozicion vetëm për miliarderë


Gazeta Express
1 Tetor 2019 14:28

Jahti i jashtëzakonshëm përmban një palestër, studion e jogës, dhomë të bukurisë, sallon masazhi, kinema dhe pishinë.

Një super-jaht, i fuqizuar nga hidrogjeni dhe teknologjia e qelizave të karburantit është zbuluar në Monaco, transmeton lajmi.net.

Anija 111-metërshe, e njohur si Aqua, e projektuar nga ndërmarrja holandeze Sinot, ka një shpejtësi të lartë prej 31 km/h.

Dizajni i tij futuristik është frymëzuar nga oqeani, me një kuvertë të lakuar, të kryqëzuar nga dritaret nga dyshemeja deri në tavan.

Brenda, akomodimi është i shpërndarë në pesë kuverta, të cilat janë të lidhura me një shkallë spirale në qendër.

Kabina luksoze për 14 të ftuar dhe 31 anëtarë të ekuipazhit – përfshirë një “pavijon” të madh të pronarit – jahti përmban një palestër, studion e jogës, dhomë hidro-masazhesh, kinema dhe pishinë kaskaduese në kuvertën e saj të pasme.

Aktualisht jahti mbetet vetëm një koncept, por stilisti Sander Sinot shpreson se do të hapë rrugën drejt një të ardhme më eko-miqësore në industrinë e jahtit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart