Super-Daku, 4 ndeshje – 8 gola: Të vazhdojmë kështu - Gazeta Express
string(47) "super-daku-4-ndeshje-8-gola-te-vazhdojme-keshtu"

Super-Daku, 4 ndeshje – 8 gola: Të vazhdojmë kështu

Moral Pozhegu

01/10/2020 16:08

Mirlind Daku është njeriu i Superligës.

Lexo Edhe:

Sulmuesi i rrezikshëm ishte i jashtëzakonshëm në katër xhirot e para të sezonit të ri, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti gjilanas i ka prirë sulmit të Ballkanit, i cili prin në tabelën e Superligës me 10 pikë të grumbulluara.

Ish-sulmuesi i Llapit ka qenë sensacion deri tash duke i realizuar 8 gola në katër ndeshje të zhvilluara.

Daku kishte shënuar “hat-trick” në dy ndeshje, ndaj Besës dhe Feronikelit.

Ndaj Besës nuk arriti të shënonte, kurse kundër Llapit dje i realizoi edhe dy gola.

Daku, i cili e pati një eksperiencë të shkurtër edhe në Kroaci e në Shqipëri, nuk e ka ndërmend të ndalet.

“+3 gola për ekipin, +2 për mua. Të vazhdojmë kështu përpara”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale.

“Pa frikë, pa limite, pa arsyetime”, ka shtuar sulmuesi më në formë në Kosovë për momentin. /Gazeta Express/