Sunderland dhe Chelsea në garë për Evropën në ndeshjen e fundit - Gazeta Express
string(63) "sunderland-dhe-chelsea-ne-gare-per-evropen-ne-ndeshjen-e-fundit"

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 15:49

Sunderland dhe Chelsea në garë për Evropën në ndeshjen e fundit

Futboll

Gazeta Express

24/05/2026 15:49

Sunderland dhe Chelsea përballen në javën e fundit të Premier League, në një duel të drejtpërdrejtë për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Sunderland dukej jashtë garës pas dy humbjeve në fund të prillit, por një seri prej tri ndeshjesh pa humbje në maj e ka rikthyer në lojë. Fitorja 3-1 ndaj Evertonit javën e kaluar i dha shpresë skuadrës, e cila tani ndodhet vetëm një pikë larg tetëshes së parë.

Për të siguruar një mundësi reale për kualifikim në Evropë për herë të parë që nga viti 1973, Sunderland duhet të fitojë ndaj Chelsea-t dhe të shpresojë që Brentford të gabojë në “Anfield”. Megjithatë, historiku nuk është në favor të “Black Cats”, pasi kanë fituar vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit të sezonit në Premier League.

Chelsea, nga ana tjetër, e ka fatin në duart e veta pas fitores 2-1 ndaj Tottenhamit në mesjavë. Një fitore në këtë takim do t’i siguronte “Bluve” pjesëmarrjen në garat evropiane, pavarësisht rezultateve në fushat e tjera.

Trajneri i ri Xabi Alonso pritet ta marrë drejtimin në verë, ndërsa deri atëherë skuadra udhëhiqet nga Calum McFarlane, i cili kërkon fitoren e dytë radhazi në kampionat për Chelsea-n për herë të parë që nga shkurti.

Në përballjen e parë të sezonit, Sunderland fitoi 2-1 dhe tani synon të bëjë “dopietën” ndaj Chelsea-t për herë të parë që nga sezoni 2000/01. Megjithatë, Chelsea ka humbur vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit si mysafir ndaj Sunderlandit në Premier League.

Te vendasit, Granit Xhaka mbetet një nga lojtarët kyç, me gjashtë asistime këtë sezon. Te Chelsea, Enzo Fernández po kalon sezonin më produktiv në Premier League, me 10 gola dhe 14 përfshirje direkte në gola.

Sunderland do të jetë pa Dan Ballard, i cili është i pezulluar, ndërsa João Pedro mungoi në ndeshjen e fundit të Chelsea-t në mesjavë. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Sunderland

Chelsea

Ndeshja zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Stadium of Light” të qytetit të Sunderlandit në Angli

Advertisement
Advertisement
Advertisement