Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj stërvit me Messin - Gazeta Express
string(49) "sulmuesi-i-shqiperise-rey-manaj-stervit-me-messin"

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj stërvit me Messin

Gazeta Express

29/01/2020 20:49

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është ftuar nga trajneri i Barcelonës, Setien, për të stërvitur me ekipin e parë, në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Leganes.

Manaj, i cili javë më parë iu bashkua ekipit B të Barcelonës, është parë duke stërvitur përkrah yjeve si Lionel Messi dhe Antoine Griezmann në seancën e së mërkurës mbrëma, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky është një tregues së sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të ftohet në ekipin e parë të Barcelonës për ndeshjen e së enjtes kundër Leganes në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit.

Gjiganti katalonas është në mungesë të opsioneve në sulm momentalisht, pas operimit në gju të Luis Suarezit dhe dështimeve deri tani për të blerë një zëvendësues të tij.