Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënon golin e parë në Kroaci dhe feston me shqiponjë


Gazeta Express
18 Gusht 2019 11:34

Myrto Uzuni rikthehet si protagonist te skuadra e tij, Lokomotiva e Zagrebit.

Pas një fillimi jo të mirë të sezonit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e tij të parë me Lokomotivën e Zagrebit në këtë kampionat pikërisht në javën e 5-të në sfidën ndaj Varazdin duke i dhënë një pikë ekipit të tij.

Uzuni ndryshe nga shqiptarët e tjerë Çokaj, Tuçi e Kastrati e nisi ndeshjen nga stoli por në fillimin e pjesës së dytë trajneri Goran Tomic, aktivizoi kuqeziun pikërisht në vend të Çokajt dhe pas vetëm 10 minutash në fushë, Uzuni realizoi me kokë golin e barazimit 1-1.

Me këtë rezultat u mbyll e gjitha ndeshja me Lokomotivën e Zagrebit që pas 5 javëve të para të kampionatit kroat ka grumbulluar vetëm 4 pikë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart