Sulmoi policët, arrestohet një person në Klinë – I konfiskohet një armë me disa fishekë - Gazeta Express
string(84) "sulmoi-policet-arrestohet-nje-person-ne-kline-i-konfiskohet-nje-arme-me-disa-fisheke"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 10:46

Sulmoi policët, arrestohet një person në Klinë – I konfiskohet një armë me disa fishekë

Lajme

Gazeta Express

09/06/2026 10:46

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

Në raportin e PK’së, shtohet se policët kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa, të dyshuarit i është konfiskuar një armë zjarri, pistoletë, me një karikator dhe nëntë fishekë, përcjell Gazeta Express.

‘’SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/MBAJTJE NË PRONËSI,KONTROLL APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Rr. “Abedin Rexha”, Klinë 08.06.2026-23:13.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Gjatë ballafaqimit dhe arrestimit, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor. Tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë zjarri pistoletë me një karikator me nëntë fishekë.  Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.’’, thuhet në raport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement