Sulmoi fizikisht motrën, arrestohet një person në Ferizaj


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 10:07

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në Ferizaj, pasi që i njejti sulmoi fizikisht motrën e tij, raporton Gazeta Express.

Viktima ka pranuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart