Policia në Pejë ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë, njofton policia në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër”, thuhet në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë