Sulmohet KZAZ në Rrogozhinë, policia rrethon zonën - Gazeta Express

Sulmohet KZAZ në Rrogozhinë, policia rrethon zonën

Ballina

Gazeta Express

12/06/2019 15:33

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar qendrën e KZAZ-së në qytetin e Rrogozhinës.

Ata kanë prishur fishekun në bravën e derës së kësaj zyre ndërkohë që nuk dihet ende nëse është dëmtuar ndonjë material.

Faxnews mëson se Policia ka rrethuar KZAZ-në rreth dy orë pasi ka ndodhur ngjarja.

Ngjarja vjen në një kohë kur vendi ndodhet në një situatë mjaft të tensionuar politike, ku sa vjen e afrohet data 30 Qershor vetëm sa rritet diferenca midis qëndrimeve midis mazhorancës dhe opozitës.

Paraprakisht nuk dihet nëse kjo ngjarje mund të ketë lidhje apo indicie nga aktualiteti politik apo ka të bëjë me diçka tjetër.