Sulmi ndaj Berishës, Noka: Atentat politik, me probleme mendore është vetëm Rama - Gazeta Express
string(77) "sulmi-ndaj-berishes-noka-atentat-politik-me-probleme-mendore-eshte-vetem-rama"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 18:55

Sulmi ndaj Berishës, Noka: Atentat politik, me probleme mendore është vetëm Rama

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 18:55

Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar për sulmin fizik ndaj Sali Berishës sot në protestë.

Në një njoftim për shtyp, Noka e cilësoi sulmin si një atentat politik ndaj liderit demokrat, teksa u shpreh se sulmi erdhi nga qeveria dhe se përgjegjës për të është ministri Çuçi dhe Endri Fuga.

Lexo Edhe:

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore”, u shpreh mes të tjerash Flamur Noka.

Ky akti sipas Nokës është bërë për tre arsye.

” E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime: Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot. Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë.

Dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane”, tha Noka.

Më tej ai është shprehur se sipas tij probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama, teksa e cilësoi kryeministrin Rama si një hakmarrës serial dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

“Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, sic e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës”, deklaroi Noka.

Deklarata e plotë:

Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit. E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:

Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot. Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë.

Dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane. Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme.

Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për tu hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë.

Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore.

Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, sic e pohon vetë në librin “Kurbani”, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.

Me dhunen e korrupsionit ka blere votat, me dhunen e papunesise ka perzene shqiptaret nga shtepite e veta, me dhunen e varferise mban veten ne pushtet. Me dhunen fizike kerkon te hakmerret ndaj opozites.

Llogarite i ka bere gabim.

/Gazeta Express