Sulmet ruse lënë në errësirë gjysmën e Moldavisë - Gazeta Express
string(48) "sulmet-ruse-lene-ne-erresire-gjysmen-e-moldavise"

Sulmet ruse lënë në errësirë gjysmën e Moldavisë

Shqiperi

Gazeta Express

23/11/2022 15:29

Pas sulmeve ruse me raketa në Ukrainë, Moldavia është duk përjetuar mungesa të theksuara energjetike, pasi është goditur infrastruktura energjetike e të dy vendeve.

Andrie Spinu, zëvendës-kryeministri i Moldavisë, përmes një postimi në Twitter ka bërë më dije se Moldelectrica, firma shtetërore e energjisë, po punon për të rilidhur më shumë se 50% të vendit me energji elektrike.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve nga The Guardian, forcat ruse kanë sulmuar sërish Ukrainën, me sulme që janë raportuar në Kiev, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk.

Gjithashtu edhe kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se forcat ruse kanë sulmuar infrastrukturën energjetike, duke çuar në ndërprerje të energjisë.

Ndërkohë dhe guvernatori i rajonit të Moldavisë paralajmëroi për “shi” raketash nga jugu dhe lindja e vendit, në një kohe që sulmet ruse janë shtuar ndjeshëm gjatë javës së fundit në infrastrukturën energjetike.

/Gazeta Express