Sulmet ndaj KZAZ-së në Shkodër, Gjykata e Apelit jep vendimin për punonjësit e bashkisë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 9:59

Ashtu si për ish-deputetin Bardh Spahia, Gjykata e Apelit në Shkodëredhe për të ndaluarit e tjerë, ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke lehtësuar masat për punonjësit e policisë bashkiake pas incidenteve në KZAZ nr 3.

Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për shtetasit:

-Alfred Nikolli

-Gentian Bytyçi

-Adi Garuci

-Aleks Ndoj

-Orlando Thepi

Ndërsa, ka hequr të gjitha akuzat ndaj shtetasit Çesk Toma, duke e konsideruar arrestimin të paligjshëm.

Ditën e djeshme, gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si ndalim i paligjshëm ndaj Spahisë, duke e liruar.  Ish-deputeti ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, dhënë nga shkalla e parë në Shkodër.

Te fundit


Kthehu lart