Sulm me armë dhe rrahje në Pejë


Gazeta Express
17 Maj 2019 14:01

Policia në Pejë ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një konflikti verbal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër K-Egjiptiane, ndërsa fizikisht ka sulmuar viktimën mashkull K-Egjiptian, duke e goditur me tytën e revoles.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje dhe në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një revole me 13 fishekë dhe 6 gëzhoja të kalibrit 9 mm, një pushkë gjuetie me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Te fundit


Kthehu lart