Sulm dhe të shtëna me armë në Vjenë: Çka ndodhi me reperin Azet pas koncertit të tij - Gazeta Express
string(83) "sulm-dhe-te-shtena-me-arme-ne-vjene-cka-ndodhi-me-reperin-azet-pas-koncertit-te-tij"

Rozë

Gazeta Express

23/05/2022 11:49

Sulm dhe të shtëna me armë në Vjenë: Çka ndodhi me reperin Azet pas koncertit të tij

Rozë

Gazeta Express

23/05/2022 11:49

Reperi nga Podujeva, Granit Musa, i njohur me nofkën artistike “AZET”, u bë lajm në media dhe temë në rrjetet sociale gjatë fundjavës, për shkak të një incidenti që ndodhi në Vjenë te Austrisë.

Azet ka përformuar në një klub nate në Vjenë para një numri të madh të fansave.

Lexo Edhe:

Pas ndejës, u sulmua eskorta e reperit shqiptar që karrierën e ka zhvilluar në Gjermani.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Express, shihet se si disa persona sulmojnë veturën e reperit.

Poashtu, në video dëgjohen edhe të shtëna me armë zjarri e që Express merr vesh se sigurimi i reperit nga Podujeva ka shtënë për të larguar turmën.

Lidhur me sulmin ka folur edhe pronari i klubit të natës ku ka perfomuar Azeti, i cili ka thënë se sherri nuk lidhej me pagesën apo me eskortën e  artistit, por një sherr i disa shqiptarëve jashtë ambienteve të diskotekës. 

“Pagesa ishte në rregull, disa shqiptarë i kanë rrahur çeçenët, në ato momente ishte duke dalë Azet me makinë. Duke u zënë i kanë gjuajtur Azetit në makinë edhe kanë gjuajtur me armë sigurimi

Me rastin është duke u marr Policia austriake, teksa Azet së fundmi ka postuar video nga ndeja në Vjenë, por që nuk ka thënë ndonjë fjalë për rastin.

Ndërsa, menaxheri i reperit, Jetmir Agaj ka postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” së bashku me Azet./Express