Suedia i dhuron Shqipërisë 5.6 milionë Euro për rindërtimin - Gazeta Express
string(59) "suedia-i-dhuron-shqiperise-5-6-milione-euro-per-rindertimin"

Suedia i dhuron Shqipërisë 5.6 milionë Euro për rindërtimin

Gazeta Express

17/02/2020 15:06

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë zbulon se vendi i saj do të japë 5.6 milionë Euro për Shqipërinë si ndihmë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Po në këto momente po mbahet në Bruksel Konferenca e Donatorëve e cila po mbledh të tjera ndihma për Shqipërinë.

Lexo Edhe:

Presidentja e Komisionit Evropian dhe kryeministri Rama firmosën marrëveshjen që i dhuron Shqipërisë 15 milionë Euro.

Ndërsa gjatë fjalës së saj Ursula von der Layen u shpreh se Bashkimi Evropian do të japë edhe 100 milionë Euro.

Më herët edhe Britania zbuloi se do i japë Shqipërisë 1 milion paund.

Kujtojmë që vlera e dëmeve pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë shkon në 1 miliard Euro./Express