Skandinavët e mposhtën Poloninë me rezultat 3:2 për t’u kualifikuar në të tetën e finales së Euro 2020 si lidere e Grupit E
Suedia është skuadra tjetër që është kualifikuar në të tetën e finales së Euro 2020.
Skandinavët e mbyllën Grupin E si liderë dhe pa humbje, duke i grumbulluar 7 pikë, prej tyre dy fitore dhe një barazim.
Verdhekaltrit e mposhtën Poloninë me rezultat 3:2 sonte, në një ndeshje mjaft interesante.
Emil Forsberg i ka realizuar dy gola për suedezët në këtë ndeshje, shkruan Gazeta Express.
Ai e kaloi ekipin Verdhekaltër në epërsi qysh në minutën e dytë.
E golin e dytë, ai e gjeti në minutën e 59-të pasi e mori një top nga Dejan Kulusevski.
Nga ana tjetër, polakët përmbysën gjithçka me lojtarin e tyre kryesor, Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak e ngushtoi rezultatin pas dy minutash lojë.
Kurse, golin e barazimit futbollisti i Bayern Munichut e gjeti në minutën e 84-t.
Mirëpo, suedezët nuk u ndalën dhe e gjetën golin e fitores në minutat shtesë me anë të Viktor Claesson, i cili u asistua nga Kulusevski.
Suedia e mbylli Grupin E si lidere, kurse Polonia përfundoi e fundit me vetëm një pikë. /Gazeta Express/