Subvencionet për inverterë, ata që do të pajisen nuk do të lejohen të ngrohen më me dru


Gazeta Express
11 Shtator 2019 17:05

Kategoritë sociale të rrezikuara të familjeve që jetojnë në vendbanimet më të ndotura në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kërçovë do të kenë përparësi për zëvendësimin falas të shporeteve të tyre me dru me kondicionerë inverter.

Subvencioni do të jetë në formë të një kuponi në vlerë prej 60,000 denarë për blerjen e një inverteri të ri për ngrohje, i cili është identik në pamje me kondicionerët.

Por, edhe pse ende pritet vendimi i fundit i Qeverisë për këtë masë, sipas njoftimit, do të sigurohen deri në katër milion euro nga buxheti i firmës shtetërore SH.A Elektranat.

Por, të gjithë amvisëritë që do ta përdorin këtë masë qeveritare për të zëvendësuar shporetet e druve me inverter, do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ku do të bien dakord se nuk do të ngrohen më tej me dru.

Më pas komunat do të kontrollojnë nëse ata po i ndezin shporetet.

Sipas pritshmërive, kjo masë, me të cilën Qeveria kërkon të zvogëlojë ndotjen e ajrit në muajt e dimrit, duhet të fillojë zbatimin në fillim të sezonit të ngrohjes.

Sidoqoftë, më parë disa OJQ kanë reaguar se ende nuk ka zgjidhje sistemike për këtë problem dhe se masat janë të vonuara.

Te fundit


Kthehu lart