Suarezi e konfirmon, dëshiron të largohet nga Barcelona


Gazeta Express
13 Qershor 2019 7:48

Denis Suarezi e ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe ai do të preferonte të qëndronte edhe më tej në La Liga.

25-vjeçari e ka pasur të vështirë ta zë një vend në skuadrën e Barcelonës që kur u kthye në klub në vitin 2016, ndërsa pjesën e dytë të sezonit 2018/19 e kaloi si huazim në Arsenalit, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori nuk la gjurmë as te “Topçinjtë”, duke i zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha garat, përderisa po luftonte me lëndime gjatë pjesës së fundit të sezonit.

Tani ai e ka bërë të qartë se kthimi në Angli nuk është tundues për të, edhe pse ai dëshiron ta gjejë një vend në një skuadër ku do të ketë më shumë mundësi për të luajtur më shumë.

“Ajo që unë e dua është të largohem nga Barcelona dhe të luaj”, Suarezi tha për El Largueron.

“Qëllimi im është që të qëndroj në ligën spanjolle. Kam qenë në Barcelonë për dy muajt e fundit, duke u rikuperuar nga lëndimi im dhe askush nga Barcelona nuk më ka thënë asgjë”.

Suarezi, i cili ka kontratë në Camp Nou deri në vitin 2021, ka qenë i përfolur për një transferim të mundshëm në Valencia. Edhe vetë klubi e ka konfirmuar se është i interesuar për futbollistin.

“Obligimi ynë është që të jemi në treg. Lista mund të jetë shumë e gjatë dhe Denis Suarez do të ishte njëri ndër ta”, kishte thënë drejtori gjeneral Mateu Alemany në fund të majit. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart