Suarez, shpëtimtari i Atleticos, shënoi në minutën e 90-të - Gazeta Express
string(56) "suarez-shpetimtari-i-atleticos-shenoi-ne-minuten-e-90-te"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 21:24

Suarez, shpëtimtari i Atleticos, shënoi në minutën e 90-të

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 21:24

Suarez me dy gola, për 1-1 në minutën e 78’ dhe për 2-1 në atë të 90’ ia ka siguruar tri pikë Atleticos së Diego Simeones

Atletico Madrid ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në xhiron e gjashtë në La Liga, duke e mundur 2-1 në udhëtim Getafen, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Atletico e Diego Simeones vuajti shumë në këtë takim, sidomos që prej golit që morën, Mitrovioc shënoi për 1-0 në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Atletico dhe Simeone në të gjitha mënyrat tentuan për ta përmbysur këtë rezultat dhe gjithçka nisi në minutën e 78’, kur Luis Suarez shënoi për 1-1.

Ishi i Barcelonës, që ia fitoi titullin edhe sezonin e kaluar, shënoi sërish para se gjyqtari të vërshëllejë për përfundimin e ndeshjes.

Ai realizoi gol për 2-1, golin e tri pikëve në minutën e 90’ dhe gëzimi ishte i papërshkrueshëm për këtë fitore të madhe të Atleticos që tani shkon në kuotën e 14 pikëve, një më shumë se Reali, që të mërkurën përballet me Mallorcan. /Gazeta Express/