Suarez, mes lotëve: “Më akuzuan se e kam dobësuar Messin...." - Gazeta Express
string(53) "suarez-mes-loteve-me-akuzuan-se-e-kam-dobesuar-messin"

Suarez, mes lotëve: “Më akuzuan se e kam dobësuar Messin….”

Gazeta Express

24/09/2020 14:22

Luis Suarezi nuk ka mundur t’i përmbajë lotët e pikëllimit duke folur në një konferencë lamtumire me Barcelonën, pasi u largua për t’iu bashkuar klubit rival Atletico Madrid.

Ai tashmë zyrtarisht është lojtar i Atleticos, dhe do të qëndrojë në Madrid deri në vitin 2022.

Lexo Edhe:

Në konferencën e lamtumirës, Suarez foli për shumë gjëra, derisa shpalosi edhe fjalët jo të mira që thoshin gjithmonë për të, për karakterin që ka dhe që e shihnin atë si diçka negative për Leo Messin.

“Ata thoshin se e kam bërë të keq Messin…”, u shpreh Suarez.

“Ne njihemi shumë mirë, Leo e di se çfarë mendoj, unë e di se çfarë mendon ai. Jemi të rritur për t’i dhënë këshilla njëri-tjetrit”.

“Gjërat janë shpikur, gjërat që kanë rrjedhur nuk janë të vërteta. Ndonjëherë zemërohesh nga kjo, por duhet të përpiqesh të qëndrosh larg. Kur arrin te Barcelona, ata të thonë ki kujdes me Leon, sulmuesit … Dhe tani rezulton se Leo është dëmtuar nga sulmuesit. Jemi të vetëdijshëm se përpiqemi të bëjmë më të mirën”.

“Ai po përjeton gjëra të çuditshme, së pari sepse po largohem dhe së dyti sepse po shkoj te një rival direkt. Ne tashmë jemi përballur me Uruguain dhe Argjentinën dhe nuk do të kemi probleme kur të luajmë kundër njëri-tjetrit”, u shpreh Suarez.

Ai largohet nga Barcelona si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit me 198 gola, si dhe me 13 trofe të fituar gjatë gjashtë vjetëve në Camp Nou.

Sulmuesi uruguaian u pajtua për ta ulur pagën për t’iu bashkuar Atleticos, pasi kalimi në Juventus i dështoi për shkak të problemeve me pasaportën.

Atletico duhet ta paguajë një shumë prej 6 milionë eurosh për 33-vjeçarin, e cila do të bëhet vetëm në bazë të bonuseve të ndryshme.

Në Atletico, Suarezi do t’i fitojë gjysmën e 30 milionë eurove që i fitonte në Barcelonë në vit. /Gazeta Express/