Suarez jashtë listës për ndeshjen me Bayernin, Simeone ende shpreson - Gazeta Express
string(67) "suarez-jashte-listes-per-ndeshjen-me-bayernin-simeone-ende-shpreson"

Suarez jashtë listës për ndeshjen me Bayernin, Simeone ende shpreson

Futboll

Gazeta Express

30/11/2020 23:25

Luis Suarez vazhdon të mungojë për Atletico Madridin.

Që kur doli pozitiv me COVID-19 në javën e parë të nëntorit, Luis Suarez vazhdon të jetë i izoluar.

Lexo Edhe:

Ai nuk është në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.

Megjithatë, duket se ka gjasa të ftohet nëse rezultati do të dali të martën në mëngjes negativ, të paktën këtë e konfirmoi trajneri, Diego Simeone.

“Luis Suarez ndihet mirë. Shpresoj që nesër të rezultojë negativ dhe të jetë me ne”, u shpreh Simeone në konferencë për media. /Gazeta Express/