Sturridge në Atalanta


load
Gazeta Express
13 Gusht 2019 23:48

Atalanta është njëri prej klubeve që do ti ofrojë kontratë si lojtar  të lirë sulmuesit anglez, Daniel Sturridge

Ai mbush 30 vjet muajin e ardhshëm dhe është i gatshëm pasi që kontrata e tij me Liverpool ka skaduar.

Sipas The Times, Atlanta janë njëra prej shumë skuadrave të cilat do ti propozojnë kontratë sulmuesit.

Calciomercato.it shkruan se ata i kanë ofruar një kontratë për 1.4 milionë euro në vit plus bonuse.

Kërkesat e tij besohet se janë 3 milionë euro në vit dhe për këtë ai ka një ofertë nga Fenerbahce por Atalanta është në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit të tyre.

Atalanta përfunduan të tretët në Serie A sezonin e kaluar dhe kishin arritur në finale të kupës së Italisë.

Skuadrat e tjera që janë të interesuara për Sturridge janë Bologna, Real Betis, Leganes, Real Valladolid, DC United, Philadelphia Union, Olympique Marseille dhe Eintracht Frankfurt. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart