Stuhia tropikale “Barry” prek brigjet e Luizianës


Gazeta Express
13 Korrik 2019 23:00

Meteorologët thonë se Stuhia Tropikale Barry ka prekur brigjet e Luizianës. Qendra Kombëtare e Uraganëve (NHC) paralajmëroi se Barry, tani një stuhi e kategorisë së parë, ka të ngjarë të sjellë rryma të rrezikshme me fuqinë e uraganit, erëra të forta dhe shira të rrëmbyer që mund të shkaktojnë “përmbytje kërcënuese për jetën” në disa pjesë të Gjirittë Meksikës dhe Luginës së Poshtme të Misisipit .

Barry, stuhia e parë e Atlantikut për sezonin, pritet të fuqizohet me erërat maksimale të qëndrueshme prej 120 kilometrash në orë, ndërsa lëviz drejt bregdetit me nëntë kilometra në orë. Metereologët presin që Barry të vazhdojë të dobësohet nën forcën e uraganit të shtunën më vonë dhe të dobësohet më tej në një stuhi tropikale të dielën.

Banorët në New Orleans po i fortifikojnë shtëpitë e tyre dhe po marrin furnizime, pasi Barry filloi të vijë nga Gjiri i Meksikës. Zyrtarët e qytetit i kanë këshilluar banorët qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por në disa zona janë urdhëruar evakuimet e detyrueshme, njofton VoA.

Turistët u larguan në masë nga qyteti të premten. Disa kompani ajrore i anuluan fluturimet jashtë shtetit të shtunën.

Te fundit


Kthehu lart